Për herë të parë në RMV, planifikohet të zbatohet “veting”

Procesi kontrollit të integritetit, punës dhe profesionalitetit të të punësuarve, apo i ashtuquajtur “veting”, për së pari herë do të zbatohet në Maqedoninë e Veriut. Ky proces do të fillojë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërkaq grupet punuese kanë filluar përgatitjet, njofton Portalb.mk.

Grupi punues për “veting” në MPB, të enjten e kanë mbajtur mbledhjen e parë interne, e cila ka qenë e mbyllur për opinionin. Nga MPB, thonë se mbledhja e parë ka qenë me karakter teknik, ndërkaq pas kësaj planifikojnë që të bëhen organizime të ndryshme me qëllim të informimit të qytetarëve me rrjedhën e procesit.

“Vetingu”, ose kontrolli i të të punësuarve në institucione, patjetër të jetë i përgatitur mirë, të ketë bazë përkatëse juridike në bazë të së cilës saktë do ta dijë se si do të përfshihet dhe në cilën mënyrë do të zbatohet kontrolli”, thotë SllagjanaTaseva nga Transparency International për REL, e cila është anëtare e grupit punues për “veting” në Polici.

Derisa përfaqësuesit e MPB-së, janë në “ethe” se kush do të dalë “i pastër” e kush jo, ekspertët e konsiderojnë idenë për “veting” edhe në gjyqësor, madje edhe në politikë.

Sipas tyre, për realizimin e vetingut, fillimisht duhet të bëhen analiza dhe parashikime, të sigurohet program se si do të zbatohet procesi, të sigurohen mjete, përgatiten institucionet, ndërkaq më pas të fillojë zbatimi. Ata i japin 8 rekomandime për institucionet që duhet të zbatojnë “veting”.

Sfera më e brishtë në RMV është gjyqësori, pasi që ende nuk është pastruar, si rezultat i ndikimeve partiake. Gjendja e tillë me vite të tëra theksohet në raportet e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare dhe të brendshme. Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë në kërkesën e tyre për reforma në gjyqësor, vite me radhë.

“VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i “vetingut” mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e “vetingut”.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button