Ibrahim Dehari nuk e ka pranuar ofertën për t’u bërë ministër për investime të huaja

Ibrahim Dehari, që ditë më parë u propozua për ministër për investime të huaja nuk ka pranuar ofertën e partisë së tij. Sipas informatave të Alsat M në degën e Tetovës, Dehari ka refuzuar këtë post, nën arsyetimin se kjo është një ministri sa për ti plotësuar apetitet politike dhe se nuk do sjell asnjë të mirë për shoqërinë.

Sipas informatave të Alsat M ndaj këtij vendimi ka qenë kundër edhe dega e BDI-së në Tetovë. Nga kjo degë shprehen se ndjehen të anashkaluar pasi nuk kanë asnjë ministri në Qeverinë aktuale të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button