Profesori nga Gjermania Pingel, në Shkup do të mbajë ligjëratë për ndërmjetësimin gjatë konflikteve për librat shkollor
Qendra për Hulumtim të Nacionalizmit dhe Kulturës (QHNK) e paralajmëron ligjëratën e dr. Falk Pingel nga Instituti Ndërkombëtar për Hulumtime të Librave nga Braushvajgu i Gjermanisë, “Georg Ekert”, me titull “Ndërmjetësim gjatë konflikteve për libra: Revizion i librave dhe politikave për arsimin historik në erën e globalizmit”, njofton Portalb.mk.
Ligjërata do të mbahet më 27 gusht (e martë) në orën 19:00 në Qendrën Kulturore Rinore (e njohur si MKC) në Shkup. Ligjërimi do të mbahet në gjuhën angleze, ndërkaq ngjarja është e përkrahur nga Fondacioni Handrih Bel.