Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi Kod Etik për ministrat

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka shqyrtuar informacionin dhe e ka miratuar tekstin final të Kodit Etik për anëtarët e Qeverisë, bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria dhe këshilltarëve bartës të funksioneve ekzekutive për sigurimin e punës së ligjshme, ndershme, transparente dhe përgjegjëse të anëtarëve të Qeverisë, zëvendës/ministrave dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Me këtë kod do të rregullohet respektimi i kushtetutshmërisë, ligjshmërisë, profesionalitetit, integritetin, efikasitetit, lojalitetit, përgjegjësisë, transparencës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, gjatë kryerjes së funksioneve të tyre, gjegjësisht obligimeve në kuadër të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në pajtueshmëri me Kushtetutën, me qëllim të përforcimit të integritetit të institucioneve dhe të besimit të qytetarëve në punën e tyre”, thonë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button