Frederiksen: Ideja e Trumpit për blerjen e Grenlandës është “absurde”

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është shprehur se ideja e presidentit amerikan, Donald Trump, për të blerë Grenlandën nga Danimarka është “një diskutim absurd”, duke përsëritur se territori gjysmë-autonom danez në Arktik nuk është në shitje, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Mette Frederiksen, e cila është duke vizituar ishullin më të madh në botë për të takuar kryeministrin Kim Kielsen, tha se “Grenlanda nuk është daneze. Grenlanda është grenlandeze. Shpresoj me këmbëngulje se kjo nuk është diçka që është menduar seriozisht”.

Frederiksen të dielën tha se Arktiku, me burime që Rusia dhe të tjerët mund të shfrytëzojnë për përfitime komerciale, “po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për të gjithë bashkësinë botërore”.

Trump pritet të vizitojë Danimarkën në fillim të shtatorit, si pjesë e një udhëtimi në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button