Një ditë pas, u demoluan tabelat e përmendoreve të “Shkupit 2014-të” (FOTO)
Një ditë pasi u vendosën, tabelat përshkruese të përmendoreve të projektit “Shkupi 2014” sot janë demoluar, transmeton Portalb.mk.
Kështu, janë hequr tabela e përmendores së Filipit të Dytë dhe e Aleksandrit të Madh, e cila sërish është vendosur.
Nga Qyteti i Shkupit kanë premtuar se do t’i rrisin kontrollet inspektuese, që rasti i demolimit të mos përsëritet në të ardhmen.
Tabelat pësuan ndryshime dje, në përshkrimin e domethënies së objektit ku janë vendosur, për shkak të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Pllakat që u takojnë përmendoreve të Aleksandërit të Madh, Filipit të Dytë dhe Olimpias, shkruajnë se këto janë figura historike u përkasin qytetërimit Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Gjithashtu, edhe heqja e diellit të Verginës nga infrastruktura, ndërtesat publike dhe përmendoret tjera në Shkup është duke përfunduar.
- LEXO: Ndryshuan përshkrimin përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, u përkasin historisë botërore
- LEXO: Ademi: Grupi punues për projektin “Shkupi 2014” dorëzon vazhdimisht konkluzionet te Qeveria dhe Prokuroria Speciale
- LEXO: Komisioni kontrollues: “Shkupi 2014” me ndërtime të egra, Aleksandri i Madh dhe Porta Maqedonia të hiqen ose legalizohen
- LEXO: “Shkupi 2014”, padi penale për ish kryetarin e Komunës Qendër dhe dy zyrtarë tjerë
- LEXO: 50 mijë euro në vit shpenzohen për mirëmbajtje të përmendoreve të “Shkupi 2014”