VMRO-DMPNE: Janeva shëtiste në plazh, në vend se të dëshmonte në prokurori për rastin “Reket”

Naum Stoilkovski, zëdhënësi i partisë opozitare VMRO-DMPNE sot në një paraqitje para mediave deklaroi për rastin “Reket”, duke e vlerësuar si një rast tashmë të manipuluar, transmeton Portalb.mk.

“Hetimi për rastin “Reket” është i kompromituar. I tërë muaji kaloi nga arrestimi i parë dhe marrja e Boki Trje pardiçit dhe Kiçeec, ndërsa Prokuroria në vend se të punojë në dëshmimin e veprave të urdhëruesve dhe të ndihmuesve, punon në sigurimin e alibisë dhe lirimin e Zoran Zaevit dhe kryesve të tij”, deklaroi Stoilkovski.

Ai një nga problemet më të mëdha gjatë hetimit të rastit “Reket” e konsideron edhe pamundësinë për të marrë në pyetje prokuroren Katica Janeva.

Janeva pa të cilën aspak nuk do të ishte e mundshme zhvatja milionëshe, është lënë të shëtisë nëpër plazhe dhe sallone ondulimi, të humbë dhe të formatojë telefona, të kthehet në punë si të mos ketë ndodhur asgjë.Tërë muajin, telefoni i Janevës është në Prokurori, telefoni i Trediçit tërë muajin është në Prokurori, e tërë BE-ja e pa dhe dëgjoi zhvatjen, të gjithë e dinë se si kurdisen rastet dhe merret zhvatje për liri juridike, qytetarë dhe biznesmenë të mafies shtetërore.”, tha Stoilkovski.

Stoilkovski si fajtor kryesor i llogarit Ruskovskën dhe Joveskin për zvarritjen e hetimeve.

Ruskovska dhe Joveski merren me opinionin me kumtesa të zbehta. Mafia shtetërore e sulmon opinionin, ndërsa Ruskovska dhe Joveski nuk guxojnë të lëvizin pa shenjën e saj”, deklaroi Stoilkovski.

Si zgjidhje e problemit, sipas Stoilkovskit, është mbajtja e zgjedheve të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button