Hekurudhat e Maqedonisë do të mirëmbahen në të ardhmen me karroca speciale nga Turqia

Është investim që kap shumë mbi 2 milionë euro, me të i cili do të ripërtërihet pjesërisht flota që nevojitet për mirëmbajtjen e hekurudhave në të gjithë vendin.

Ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore – Hekurudhat e RMV-së ka blerë dy karroca speciale për mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore në vend. Është investim që kap shumë mbi 2 milionë euro, me të i cili do të ripërtërihet pjesërisht flota që nevojitet për mirëmbajtjen e hekurudhave në të gjithë vendin, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Siç është theksuar në kontratën e publikuar në Sistemin elektronik për prokurime publike, karrocat speciale do të blihen nga kompania turke “Sistemet hekurudhore teknike, Ndërtimi i peizazhit, inxhinieri, industri dhe tregti me përgjegjësi të kufizuar” nga Ankaraja. Çmimi i njërës karrocë dhrahmi është 1.045.000 euro pa TVSH. Kompania turke është e detyruar të dorëzojë flotën brenda 130 ditësh pas pranimit të porosisë nga NP për infrastrukturë hekurudhore.

Marrëveshja me kompaninë turke u nënshkrua në fillim të gushtit të këtij viti nga drejtori aktual i NP për Infrastrukturë hekurudhore Irfan Asani. Oferta e kompanisë nga Turqia ishte e vetmja në tenderin e shpallur.

Ashtu si me lokomotivat dhe vagonët e Hekurudhave të RMV – Transporti, flota për mirëmbajtje të hekurudhave të Maqedonisë është e vjetër disa dekada dhe është ripërtërirë vetëm pjesërisht në vitet e fundit.

Karrocat speciale hekurudhore përdoren për ndërtim dhe rindërtim të binareve, si dhe për ndërtim dhe mirëmbajtje të rregullt të rrjetit të kontaktit të hekurudhave të elektrifikuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button