Ndërrimi i lokomotivave në kufij e ngadalëson transportin e udhëtarëve dhe mallrave

Për dallim nga vendet–anëtare të BE-së, në kalimet kufitare të vendit tonë edhe sot bëhet ndërrim i lokomotivës gjatë transportit të udhëtarëve dhe mallrave në komunikacionin hekurudhor. Ndërrimi i lokomotivës, veçanërisht te trenat e udhëtarëve, implikon angazhim të rimorkimit nga dy ndërmarrje hekurudhore, derisa udhëtarët presin dhjetëra minuta shtesë dhe mbërrijnë më vonë në destinacionin e dëshiruar, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në rastin e destinacioni ndërmjet Shkupit dhe Beogradit, trenat ndërkombëtarë që nisen nga kryeqyteti i Maqedonisë, e ndërrojnë lokomotivën në stacionin hekurudhor Tabanovcë apo Preshevë, në periudhën kur bëhet kontrolli kufitar. Mirëpo, pasi të ndërtohet kalimi i përbashkët kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë në Tabanovcë, ndërrimi i lokomotivave do të bëhet problem për shkurtim të kohës së udhëtimit me tren ndërmjet dy vendeve.

Nga Hekurudhat e RMV-së – Transporti, për Meta.mk, thonë që është e pamundur që kjo gjendje të tejkalohet në këtë moment për shkak të dispozitave dhe rregulloreve ligjore në komunikacionin hekurudhor. Shkaku kryesor për këtë është regjistrim dhe sigurimi i lejeve për lokomotiva. Ndryshimi i rregullores ligjore në Maqedoni dhe Serbi është vendimtar për të mundësuar tejkalim të gjendjes aktuale me ndërrim të lokomotivave dhe lehtësim të komunikacionit ndërkombëtarë hekurudhor.

Për ta përshpejtuar udhëtimin me tren, Maqedonia dhe Serbia për momentin janë duke punuar në ndërtimin e vendkalimit të përbashkët kufitar hekurudhor në Tabanovcë. Siç informojnë nga Ministria për transport dhe lidhje, kontrolli i përbashkët kufitar mund të fillojë në vitin 2023 pasi të ndërtohet objekti i ri në Tabanovcë për sistemim të policisë, doganës dhe shërbimeve tjera. Koha e udhëtimit me tren në atë rast do të shkurtohej për minimum 30 minuta, ndërsa do të zmadhohej edhe qarkullimi i trenave ndërmjet dy vendeve.

Në vendet-anëtare të BE-së, komunikacioni hekurudhor më së shpeshti bëhet pa ndërrim të lokomotivave në vendkalimet kufitare. Edhe në ish Jugosllavinë, trenat gjatë kalimit të kufijve të republikave të mëparshme nuk e kanë ndërruar lokomotivën. Ashtë që, treni më i shpejtë para tre dekadave kalonte relacionin ndërmjet Shkupit dhe Beogradit për 6 orë dhe 48 minuta, derisa trenit të sotëm i duhen 9 orë dhe 55 minuta për të kaluar distancën ndërmjet këtyre dy qyteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button