Vendkalim të përbashkët kufitar hekurudhor me Serbinë do të kemi në vitin 2023
Për dallim nga instalimi i kontrollit të përbashkët kufitar në transportin rrugor në fund të këtij muaji, udhëtimi me tren të udhëtarëve dhe mallrave do të presë pikën e përbashkët kufitare deri në vitin 2023, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk
Trafiku hekurudhor midis Maqedonisë dhe Serbisë në vitet e ardhshme do të jetë në gjendje edhe më të palakueshme në krahasim me transportin rrugor. Për dallim nga transporti rrugor ku kontrolli i përbashkët kufitar u instalua kah fundi i këtij muaji, transporti i pasagjerëve dhe mallrave me tren do të pres deri në vitin 2023 për pikën e përbashkët kufitare.
Marrëveshja për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare për transportin hekurudhor midis qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë u nënshkrua në vitin 2015, por nuk është zbatuar deri më tani. Ministria e transportit dhe lidhjeve për “Meta” thonë se domosdoshmëria e ndërtimit të një ndërtese të re në stacionin hekurudhor Tabanovc është duke e frenuar realizimin e projektit për vendkalim të përbashkët kufitar mes Maqedonisë dhe Serbisë.
Në Samitin e fundit për Ballkanin Perëndimor në qytetin polak, Poznan, që u mbajt në fillim të korrikut, të dy vendet fqinje morën grant nga BE-ja prej 2.8 milionë euro për të ndërtuar një vendkalim të përbashkët kufitar në Tabanovc. Megjithatë, për realizim të plotë të projektit nevojiten 5.136.000 euro, ndërsa pjesa tjetër e fondeve do të rimbursohet me fonde nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
“Në vitin 2021 pritet nënshkrimi i marrëveshjes për një grant për investime me BERZH, pas çka vjen shpallja e tenderit për përzgjedhje të kontraktuesit dhe një tender për zgjedhjen e një shtëpie që do të mbikëqyrë ndërtimin. Ndërtimi është planifikuar të jetë 18 muaj pas nënshkrimit të kontratës” – thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Aplikimi për Grantit investues të BERZH-it është parashtruar në nëntor 2018 dhe aktualisht është pritet miratimi i investimit. Ndërkohë, trenat e mallrave dhe udhëtarëve që kalojnë kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë do të vazhdojnë të ndalen në të dy vende. Policia kufitare, doganat, shërbimet e inspektimit dhe punëtorët e hekurudhave të të dy vendeve nuk kanë hapësirë të përshtatshme për akomodim në stacionin hekurudhor Tabanovc, gjë që nuk është më rasti me objektet kufitare të ndërtuara tashmë në trafikun rrugor në vendkalimin Tabanovc – Preshevë.