Trump: SHBA nuk do të bëjnë biznes me kompaninë kineze Huawei

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk do të bëjnë biznes me gjigantin e teknologjisë Huawei nëse nuk lidhet një marrëveshje tregtare me Pekinin, tha të premten presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA)

Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për pushimet e tij verore në klubin e tij të golfit në New Jersey se SHBA-të aktualisht “nuk është e gatshme të bëjë një marrëveshje” dhe tani për tani “është shumë më e thjeshtë për të mos bërë ndonjë biznes me Huawei”.

“Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të pajtohemi me diçka nëse dhe kur bëjmë një marrëveshje tregtare, por nuk do të bëjmë biznes me Huawei,” tha Trump.

Trump renditi në listën e zezë kompaninë Huawei në maj, por u dha kompanive të teknologjisë amerikane “vendime të licencimit me kohë” që u lejuan atyre t’i shesin Huawei.

Trump të enjten e kaluar kërcënoi se do të vendosë tarifa shtesë prej 10 për qind për 300 miliardë dollarë mallra kineze, përveç nëse arrihet marrëveshje tregtare deri në shtator, duke bërë që Pekini të hakmerret duke lejuar që juani të bie nën shtatë pikë me dollarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button