Aksident i rëndë komunikacioni, bllokohet rruga Shkup-Tetovë (FOTO+VIDEO)

Një person është lënduar rëndë dhe dy janë lënduar më lehtë, si dhe është vështirësuar lëvizja për shkak të një aksident në autostradën Shkup-Tetovë, që ka ndodhur pasdite rreth orës 16:30 minuta.

Sipas informacioneve të SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur në drejtim nga Shkupi drejt Tetovës tek vendi i quajtur Karpallak.

“Aksidenti ka ndodhur mes automjetit ‘pasat’ me targa të Shkupit të cilin e drejtonte E.E. (23) nga Tetova, si dhe ‘ford transit’ me targa të Gostivarit (38). Për shkak të përplasjes, lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i ‘pasatit’. Ai është dërguar në spitalin e Tetovës për t’i ofruar ndihmë. Në aksident më lehtë janë lënduar bashkudhëtari 30 vjeçar në automjetin “pasat” dhe shoferi i “ford transit” , deklaroi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Menjëherë pas aksidentit, ka filluar inspektimi në vendin e ngjarjes, ndërsa komunikacioni u zhvillua në mënyrë të vështirësuar vetëm në një korsi.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button