Besimtarët u mblodhën në Mekë për haxhillëk

Më shumë se dy milionë myslimanë ndodhen në Mekë të Arabisë Saudite për pelegrinazhin vjetor të haxhillëkut, transmeton VOA.

Besimtarët e nisën ritualin e përvitshëm pesë-ditor të premten, duke ecur në drejtimin e kundërt të akrepave të orës, shtatë herë rreth Qabes, strukturës në formë kubike në qendër të xhamisë së madhe të Mekës, që myslimanët besojnë se është vendi ku profeti Ibrahim ndërtoi tempullin e tij të parë.

Krahas ecjes përrreth Qabes, besimtarët pinë edhe ujë alkalinë nga pusi i Zamzamit, për të cilin besohet se ka cilësi shëruese si dhe godasin me gurë në mënyrë simbolike djallin.

Pelegrinazhi është një nga pesë shtyllat e islamit dhe pritet që të gjithë myslimanët të aftë fizikisht ta kryejnë atë, të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button