Drita “luftë” me gjyqtarët, nuk përfundon ndeshja

Nuk e ka pritur fundin ndeshja e balotazhit në Shtip, e ku janë takuar ekipi i Dritës së Bogovinës dhe ekipi Euromilk nga Shkupi. Ndeshja ka filluar me kohë, por duke mos arritur të presë fundin, pasi që në minutën e 69-të kryetari i klubit të Dritës pas vendimeve skandaloze të gjyqtarëve u ka thënë lojtarëve që të largohen drejt kabinave të veshjes.

Skuadra Euromilk e kishte filluar mirë ndeshjes, duke shënuar dy gola (11’ dhe 45’), por që më pas këndellen futbollistët e Dritës, e që shënojnë gol për rezultatin 1:2, em autor Aliun. Përsëri Eurmilk shënon gol, dhe ndeshja vazhdon duke kthyer rezultatin bogovinasit në 2:3 me golin e Ardian Nuhiu, por tani sipas futbollistëve të Dritës, në skenë dalin gjyqtarët. “Si duket gjithçka ishte e dirigjuar nga FFM dhe ata me çdo kusht dëshironin të na dëmtonin. Duke parë që topi shkon në anën e kundërt dhe portieri nga e kundërta, gjyqtari referon penalti dhe e nxjerr me karton të kuq jashtë loje atë. Pas reagimit të Xhaferit, edhe atij pa hamendje gjyqtarët i tregojnë kartonin e kuq, e që më nuk kishte asnjë mundësi për të vazhduar ndeshjen, ngase edhe drektori i klubit Abedin Aliti, na tha që të nisemi drejt zhveshtoreve”, është shprehur Ardian Nuhiu për “Portalb”.

Edhe në faqen zyrtare të KF Drita në Facebook, menjëherë ka pasur reagim, ku mes tjera kanë shkruar: Në çfarë vendi jetojmë ne ??? kjo gjë që ndodhi sot në Shtip nuk ka asnjë gjë të përbashkët me sportin, por është skenar i përgatitur nga udhëheqsia e kësaj Federate mu…i, që udhëhiqet nga krejt partia në pushtet VMRO.
Ekipi ynë pas gjitha sakrificave për tu rikthyer në loje dhe për ta përmbysur rezultatin, nuk ja arrin qëllimit sepse arbitri i ndeshjes nuk e lejoi një gjë të tillë, duke anuluar një gol të pastër ekipit tonë, gjoja se ka qenë pozitë jashtë loje, duke gjykuar penallti që nuk ekzistonte fare dhe duke ndëshkuar dy lojtarët tanë me kartonë të kuq, vetëm që ekipi mos të përmbyste rezultatin”, thuhet në fund të kumtesës në faqen zyrtare në facebook, të KF Drita.
Në ndeshjen tjetër Pelisteri ka mundur “Skopjen” me rezultat 1:0, ku edhe në këtë ndeshje një futbollist i Pelsiterit është ndëshkuar me karton të kuq.

Mësojmë se kryesia e klubit tani do të bëjë ankesë në UEFA dhe FIFA ku do të dërgojë dhe materialin e xhiruar nga ndeshja, pasi që sipas kryesisë së klubit ata nuk kanë se për çka të ankohen në FFM, pasi që ata kanë deleguar gjyqtarët skandaloz. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button