Mickoski: Para Pashkëve ose pas Ramazanit duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare (VIDEO)

Hristijan Mickoski, kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE-ja ka ofruar dy data për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas pyetjes së gazetarëve, njofton Portalb.mk.

Data e parë, sipas tij, duhet të jetë në fillim të prillit, për shkak të festave të Pashkëve, ose në fund të muajit maj, për shkak muajit të Ramazanit.

Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet të gazetarëve në konferencën kushtuar gjendjes ekonomike në vend, përshkroi atmosferën e takimeve mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës maqedonase, duke thënë se në takime po vërehet ndjenja e hakmarrjes ndaj VMRO-DPMNE-së.

Megjithatë, Mickoski ka shprehur optimizëm për arritjen e marrëveshjes për Ligjin për prokurori publike, gjë që do ta rregullojë statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale Publike.

“Dëshiroj të jem optimist dhe besoj që pushteti do të bjerë në mend dhe do ta pranojnë propozimin e VMRO-DPMNE-së. E di se do të prononcohen me komente, por ne kemi qëndrim parimor dhe nuk frikësohemi të ballafaqohemi me faktet e palës kundërshtare. Ato tek bisedime, posaçërisht në përgatitjen e atij ligji, shprehet ndjesia për hakmarrje, sulm për kundërshtarët politik”, tha mes tjerash lideri Mickoski në konferencë për shtyp dhe shtoi se në mënyrë paralele po zhvillohen edhe takimet mes grupeve punuese për regjistrimin e popullsisë dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por refuzoi ta cek qëndrimin e partisë së tij për ndryshimin e modelit zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button