Uma Thurman e pagëzon vajzën me pesë emra

Qëkur Uma Thurman dhe i fejuari i saj, Arpad Busson, u bënë me vajzë, dhe pasi kanë kaluar tre muaj e gjysmë që nga lindja, kanë zbuluar emrin e fëmijës. Vajza e tyre në fakt ka pesë emra, plus dy mbiemrat, Rosalind, Arusha, Arkadin, Altalune, Florence Thurman Busson.

“Familja dhe miqtë e quajnë Luna. Secili nga këta pesë emra ka një kuptim për Umën dhe Arpadin” tha menaxheri i Umas.

Uma nga martesa e tij me Ethan Hawk ka dy fëmijë, vajzën May Ray dhe djalin Levon. Ndërsa Arpad nga martesa e tij me Elle Macpherson ka djemtë, Arpad, Flynn, Alexander dhe Aurelius Cy Andrea.

Këta të dy janë çifti i radhës nga yjet e famshme të cilët u kanë vënë emra të pazakonshëm fëmijëve të tyre: Alicia Keys ia vuri djalit emrin Egypt, për shkak se këngëtarja ishte e mahnitur gjatë qëndrimit në këtë vend afrikan./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button