Nipi i Romney Obamas: Çfarë ke kundër gjyshit tim? (FOTO)

Pasi zhvilloi debatin e fundit elektoral me rivalin e tij Mitt Romney me akuza dhe kundër akuza, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama kaloi disa momente me nipin e rivalit të tij.

Barack dhe e shoqja e tij Michelle në përfundim të debatit u ndalën dhe përshëndetën “klanin” Romney ku u takuan edhe me nipin e tij të vogël. Në bisedë e sipër nipi i Mitt Romney iu drejtua Obamës duke i thënë, “Çfarë ke kundër gjyshit tim?”

Kjo bisedë natyrisht ç’tensionoi situatën mes dy kampeve dhe u shoqërua me të qeshura pafund./Portalb

  

Lajme të ngjashme

Back to top button