Tetovë, tregu i mbushur me blerës për Bajram

Kanë ngelur vetëm dy ditë nga festa e  Kurban Bajramit, ndërsa qytetarët e Tetovës kanë dalë në tregun e improvizuar të kafshëve i cili gjendet te stadiumi i qytetit për të blerë kurban. Mirëpo shitja e kurbaneve është e dobët thonë shitësit.

“Edhe pse frekuentimi është i madh shitja është e dobët, madje shumë më e dobët se dhe vitin e kaluar” tha shitësi Abedin Adili nga Tetova.

“Çmimi i një Kurbani të vogël kushton nga 90 e deri në 130 euro. Ky çmim mendojmë se është shumë real , pasi që vitin e kaluar kanë qenë 120 deri në 150 euro. Mendoj se për një besimtar nuk është shumë, pasi që kjo është festë e cila ndodh vetëm njëherë në vit ndërsa neve na duhet që ta ushqejmë gjatë tërë vitit për ti nxjerrë të paktën të hollat e harxhuara për këtë kafshë” thotë shitësi i kafshëve, Skender Adili.

Për ata që dëshirojnë Kurban të madh, çmimet sillen nga 400 deri në 1500 euro. Në bazë të kushteve islame koha e prerjes e kurbanit është pas faljes së namazit të Bajramit e deri më ditën e tretë të festës së Kurban bajramit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button