Zaev: Janë ndarë 38 milion euro për 202 projekte

Zoran Zaev, kryeministri i RMV-së sot së bashku me Ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, Trajan Dimkovski, në Manastir shpërndan 11 vendime për realizimin e projekteve kapitale, njofton Portalb.mk.

Vlera e këtyre 11 projekteve që do të shtrihen në rajonin e Manastriti, do të kapin vlerën rreth 101.797.260 denarë.

“Për vitin 2019, përmes Programit për zhvillim rural janë ndarë mjetë financiare në vlerë prej 380 milion euro për realizimin e 202 projekteve. Në Komunën e Manastrit do të investohen gjithsej 32.176.406 denarë, me të cilat do të ndërtohet vend piknik, sistemi i ujësjellësit dhe kanalizimit, investime në infrastrukturën e rrugëve lokale për lidhjen e fshatrave me rrugë rajonale ose me vendbanimet e qytetit në gjatësi deri 7 kilometra, si dhe në tregun e Manastirit”, deklaroi Zaev.

Natasha Petrovska, kryetarja e Komunës së Manastriti sqaroi se do të ndërtohen tre projekte me mjetet e fituara nga Agjencioni për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural: vend për piknik në vlerë mbi 5 milion denarë, rregullimi i një pjese të Tregut të qytetit që do të kushton rreth 7 milion denarë dhe rregullimi i rrugës lokale deri në fshatin Malovishtë, që do të kushton 20 milion denarë.

Gjithashtu në Manastir sot u shpërndan edhe kartelat e para personale për blerjen të lëndës djegëse “Eurodizel” për makinat bujqësore. Përmes kësaj kartele bëhet subvencionimi për 30% i lëndës djegëse të shpenzuar për nevojat bujqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button