Meta: Në krizë të tillë të thellë nuk ka hapje të negociatave me BE-në

Presidenti shqiptar Ilir Meta, në konferencën për shtyp të pasdites, të mbushur me ironi për kryeministrin Edi Rama, ishte kategorik se në krizë të thellë  në të cilën gjendet vendi  dhe pa  zgjedhje të zbatuara standarde  dhe gjithëpërfshirëse më 13 tetor, nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim në BE, transmeton Koha.mk.

Meta tha se integrimi nuk realizohet me lobime të rreme.

“Mandati im si ish student nga demonstrantat e dhjetorit dhe si politikan,  është përgjegjës dhe i vërtetë sikur edhe çdo tjetër që e kam marrë. Unë nuk jam këtu për ta mashtruar askënd. Përsëris,  pa zgjedhje gjithëpërfshirëse lokale më 13 tetor,  mos prisni mrekullitë  të bien nga qielli më 18 tetor. Jam i gatshëm të jap përgjegjësi maksimale jo vetëm si president, por edhe si ish politikan aktiv. Për atë kam apeluar për  dialog politik të frytshëm, real dhe të sinqertë mes dy palëve për këtë  çështje të rëndësishme. Zgjedhjet lokale më 13 tetor janë në fuqi dhe më 12 tetor të gjithë juve të njëjtën do t’ua përsëris. E dyta, unë jam i gatshëm më 13 tetor populli të votojë  edhe për president dhe partitë politike të propozojnë kandidatë të tyre”, deklaroi Meta.

Shefi i shtetit tha se  rekomandimi për fillim të negociatave para dy viteve i detyrohet  insistimit të tij  kur ai ka qenë kryetar i Parlamentit shqiptar.

Në pyetjen për  marrëdhëniet ndërkombëtare, Meta u përgjigj për targetim të kryeministrit Rama.

Ai pyetjes së gazetarëve i’u përgjigj  se nuk frikohet nga askush duke e përfshirë ehde Komisionin Venecias nga i cili kërkoi  mendim urgjent për shkarkimin e tij  nga Parlamenti shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button