Nga data 1 shtator qytetarët e Kosovës që kanë punuar në Zvicër mund t’i marrin pensionet pa jetuar atje

Në një komunikatë të publikuar të hënën, Zyra Federale e Zvicrës për Sigurimet Shoqërore (BVS), ka deklaruar se që nga 1 shtatori 2019, fillon pagesa e pensioneve për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Zvicër.

Shetasit e Kosovës, që nga data 1 shtator 2019, mund t`i marrin pensionet e moshës dhe trashëgimisë (AHV) si dhe ato të invaliditetit (IV), pa qenë të obliguar të jetojnë në Zvicër.

Këtë marrëveshje bilaterale Kosovë-Zvicër, para dy muajsh e ka ratifikuar edhe Parlamenti i Konfederatës helvetike.

Marrëveshja Kosovë-Zvicër, për nga përmbajtja është e ngjashme me ato të nënshkruara nga Konfederata zvicerane me të gjitha vendet tjera dhe mbështetet në standarde ndërkombëtare.

Në vazhdim është adresa ku mund të kontaktoni me e-mail, ose drejpërdrejt me telefon, me personin përgjegjës për të dhënë shpjegimet e nevojshme, njofton Ambasada e Kosovës në Bernë përcjellë Klan Kosova.

Ndërsa më poshtë janë edhe vegëzat në tri gjuhë të komunikatës zyrtare për këtë vendim të publikuar nga Zyra Federale e Zvicrës për Sigurimet Shoqërore (BVS).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button