Kryeministri Zaev: Ka indikacione se ka mjekë që e kanë keqpërdorur listën pozitive të barnave

Ka indikacione se mjekët e kanë keqpërdorur listën pozitive të barnave, kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Kumanovë, duke iu kundërpërgjigjur reagimit të mjekëve të para disa ditëve, transmeton Portalb.mk.

“Unë nuk e kam akuzuar askënd. Kam thënë se ka indikacione se ka mjekë që e kanë keqpërdorur listën pozitive të barnave, dhënien e recetave. Ne kemi parë që për çdo vit në buxhet rritet shuma e mjeteve për receta, për listën pozitive, kurse numri, ose nataliteti në shtet mbetet i njëjtë. Ja për shembull në një pjesë ajo ulet, për shkak të migrimit të njerëzve që dalin jashtë shtetit. Tërë kjo jep indikacione, se diku kanë ndodhur veprime joligjore. Porosia e imja është, kriminaliteti do të thotë burg, do të thotë përgjegjësi. Sigurisht se ne e dërgojmë porosinë: ‘Mos luani me denarët e qytetarëve'”, tha Zaevi.

Ai shtoi se nga shtatori  – tetori barërat mund të lëshohen pa kuota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button