Policia Kufitare shpëtoi pesë pushuesit nga Kosova dhe Shqipëria

Policia Kufitare e Shqipërisë ka rritur patrullimin me mjetet e saj lundruese në det dhe është angazhuar maksimalisht për t’i dalë në ndihmë çdo pushuesi që i rrezikohet jeta në det, transmeton Klan Kosova.

Falë ndërhyrjes së shpejtë nga Policia Kufitare dhe FNSH, u është dhënë ndihma e parë pesë shtetasve nga Shkodra dhe Kosova në grykëderdhjen e Vilunit, në lagunën e Rrjollit, të cilët rrezikuan mbytjen.

Pesë shtetasit u transportuan në qendrën spitalore, ku gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve çekë, të cilët kishin mbetur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik. Falë ndërhyrjes së policisë ata kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

Njëkohësisht edhe në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist, i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal pasi deti aktualisht është i trazuar dhe me dallgë të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button