Talenti Perez ia dhuroi fitoren Barcelonës në miqësoren kundër Vissel Kobe

Carles Perez ka shkëlqyer me dy gola në fitoren e Barcelonës 2:0 ndaj Vissel Kobe, duke ia siguruar klubit katalonas fitoren e parë në përgatitjet parasezonale.

Perez i shënoi të dy golat e fitores pasi u fut në lojë nga banka rezervë në pjesën e dytë, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Japoni, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Ernesto Valverdes pati një paraqitje shumë më të mirë në këtë ndeshjes krahasuar me humbjen ndaj Chelseat ditë më parë.

Andres Iniesta, i cili luajti për herë të parë ndaj ish-skuadrës, ishte shumë pranë golit në fillim të takimit. Megjithatë, goditja e tij e fuqishme nga rreth 25 metra përfundoi pak larg këndit të djathtë të Ter Stegen.

Barça, që edhe në këtë ndeshje ishte pa Lionel Messin, Luis Suarezin dhe Philippe Coutinhon, të cilët nuk kanë udhëtuar në Japoni, pati më shumë mundësi në pjesën e parë por nuk mundi ta thyejë akullin.

Megjithatë, pak minuta brenda pjesës së dytë, Perez e kaloi gjigantin katalonas në epërsi duke shënuar nga afërsia, pothuajse menjëherë pasi hyri në lojë.

Ai e dyfishoi epërsinë e Barçës katër minuta para fundit për fitoren e parë të skuadrës së Valverdes në fazën përgatitore parasezonale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button