Dimitrov për Goce Delçevin: Është fakt se kemi krijuar shtet më vonë

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në pyetjejet e deputetëve në Kuvend ka folur rreth polemikave dhe debatit që është hapur në publikun maqedonas dhe atë bullgar për Goce Dellçevin. Ai tha ky proces duhet të tejkalohet me mençuri dhe vëmendje. Dimitrov theksoi se ndoshta është koha që të publikohen, siç tha ai, letrat origjinale të Dellçevit.

“Është shumë e lehtë të grindemi. Nuk është mirë për vetëvlerësimin tonë si komb. Është fakt që ne kemi shtetin tonë pak më vonë se shumica e popujve në Ballkanit, është fakt se jo të gjithë me e kanë pritur këtë me duar të hapura, është fakt se ky proces historik është kombinim i shumë personaliteteve dhe rrethanave. Procesi i krijimit të vetëdijes sonë kombëtare, por edhe i shtetësisë tonë. Nëse shohim jetën dhe punën e heroit Goce Dellçev, ai lindi në një vend ku sot gjendet në Greqi, ka studiuar shkollën e mesme atje, ka studiuar në një vend që është sot është Bullgari, ishte mësues në Maqedoninë Veriore”, u përgjigj Dimitrov në pyetjen për qëndrimin e tij personal për këtë çështje.

Sipas ministrit Dimitrov, përpjekjet duhet të përqendrohen në gjetjen e një perspektive që do të bashkojë dy kombet, transmeton Alsat M.

“Nëse ky proces zhvillohet me mençuri dhe me kujdes, do të na sjellë vetëbesim më të madh për t’u kthyer prapa, nga ana tjetër, në tani, fqinjët tanë do të na pranojnë siç jemi: popull maqedonas, që flasin maqedonisht, që përbëhet nga dialekte lokale. Sa më shumë kjo të përdoret në një betejë politike tek ne ose tek ata, do të jetë e vështirë të arrijmë rezultat pozitiv. Unë jam i bindur se për ne kjo është një gjë e shëndoshë, të publikojmë letrat origjinale të heroit tonë Goce Dellçev, i cili është thellësisht i zhytur në shtetësinë dhe në veçantinë tonë. Nëse ai na sheh diku nga qielli, ai nuk do të jetë i kënaqur me këtë debat. Ai kishte një vizion që ftonte të gjithë popujt e tjerë që jetonin në territorin tonë për të hequr qafe mënyrën e qeverisjes”, shtoi Dimitrovi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button