Spitali i Prilepit fitoi autoambulancë donacion nga TIKA (FOTO)

Spitali i Prilepit “Borka Talevski” sot ka fituar autoambulancë nga Agjencia për bashkëpunim dhe zhvillim nga Turqia – TIKA. Autoambulanca do të shërbejë për transport të pacientëve, njofton Portalb.mk.

Gjatë dorëzim – pranimit të autoambulancës, të pranishëm kanë qenë koordinatorit i TIKA-s në Maqedoninë e Veriut, Ajtekin Ajden, drejtori i Spitalit, Dragi Bogoevski dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Gjatë realizimit të pranim - dorëzimit të autoambulancës së TIKA-s
Gjatë realizimit të pranim – dorëzimit të autoambulancës së TIKA-s

“Donacioni i sotëm është edhe një dëshmi për bashkëpunimin tonë, e cila shpresojmë se do të vazhdojë edhe më tej”, tha Ajden.

Bogoevski është shprehur falënderues për donacionin, ndërkaq ka njoftuar se në rrjedhë është edhe procedura për sigurim edhe të një autoambulance tjetër.

“Në rrjedhë është aktiviteti i ndërmarrë nga ekipi menaxherial i spitalit për sigurim të mjeteve financiare në formë të donacionit të firmave në Prilep për blerje të edhe një autoambulance”, tha Bogoevski.

Nga ana tjetër, Filipçe ka deklaruar se autoambulanca do t’i fuqizojë kapacitetet për transport të pacientëve.

“Me këtë investim, në mënyrë shtesë fuqizohen kapacitetet për transport të pacientëve dhe mundësohet qasje më e shpejtë dhe më e lehtë të pacientëve deri te shërbimet shëndetësore”, tha Filipçe.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se autoambulanca është e pajisur me aparaturë të standardeve të larta, dhe vlera e saj arrin deri më 64.575 euro.

Autoambulanca donacion nga TIKA
Autoambulanca donacion nga TIKA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button