Rasti “Naser Eshtrefi”, familjarët kërkojnë që Antikorrupsioni ta hetojë ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski
Familjarët e Naser Eshtrefit, sot deri te Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit kanë dorëzuar kërkesë për shqyrtimin e punës së ish kryetarit të Gjykatës Penale të Shkupit Vlladimir Pançevski, që sipas tyre ai ia ka dorëzuar lëndën gjykatësit Ilija Trpkov në mënyrë manuale, pra jo sipas procedurës ligjore, apo nëpërmjet sistemit AKMIS, njofton Portalb.mk.
“Kërkoj nga ju që në kuadër të autorizimeve tuaja ta shqyrtoni punën e ish kryetarit Vlladimir Pançevski. Për arsye të thjeshtë se kam njohuri se lënda, gjykatësit Ilija Trpkov nuk i është ndarë sipas rrugës elektronike, por me gojë, apo në mënyrë manuale. Jam i gatshëm të ua dorëzoj të gjitha dëshmitë që i kam për këtë rast”, ka shkruar në kërkesë gjyshi i Naserit, Ilmi Ishtrefi, të cilën sot e ka dorëzuar në Antikorrupsion.
Nënkryetari i Antikorrupsionit, Nuri Bajrami, në një deklaratë për Portalb.mk, thotë se të njëjtën kur t’i vije radha, sipas rregullit do ta shqyrtojnë.
“Kemi shumë lëndë, nuk mund të precizoj, por kur t’i vije radha, sipas rregullit, patjetër që do ta shqyrtojmë, pasi që nuk kalon asnjë lëndë pa u shqyrtuar. Paraprakisht nuk mundem asgjë të them, pasi ta shohim rastin, atëherë do ta shohim nëse ka diçka për të vepruar”, thotë për Portalb.mk, Bajrami.
Ndryshe Pançevski u pezullua nga puna për kryerjen joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksionit të gjykatësit. Prokuroria ka ngritur akuzë kundër Pançevskit, për kurdisje të lëndëve te gjyqtarët e përshtatshëm derisa ishte në krye të Gjykatës së Shkupit. Sipas Prokurorisë, ai ua ka ndarë e dorë lëndët gjyqësore gjyqtarëve të përzgjedhur, duke e anashkaluar sistemin për shpërndarje elektronike AKMIS. Përveç rasteve të Prokurorisë së rregullt, Pançevski ka ndarë me dorë edhe lëndë të cilat i ka drejtuar Prokuroria Speciale.
Në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 plani vjetor për menaxhim me lëndët gjyqësore është sjellë më vitin 2013 dhe për të njëjtin nuk është formuar trup punues, gjë e cila nënkupton se dhe këtu lëndët janë ndarë në mënyrë manuale. Edhe orari i punës në këtë gjykatë nuk ka qenë stabil, vetëm gjatë shtatorit të 2017-s i njëjti është ndryshuar tre herë. Për manipulimin e sistemit u shkruajt edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), të cilët i theksuan me emër dhe mbiemër kryetarët e Gjykatës Themelore të Shkupit dhe asaj Supreme, si të përfshirë në skandalin me AKMIS.
Nga ana tjetër, Gjykata Supreme e Maqedonisë së nuk i ka përfillur pyetjet e Portalb.mk, për detajet në lidhje me rastin e Naser Eshtrefit, i cili tre vite po pret që instanca më e lartë gjyqësore në shtet të deklarohet për ankesën e tij, ndaj vendimit të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit sipas të cilave është dënuar me 14 vjet burg për vrasjen e maturantit në Gjorçe Petrov në vitin 2014-të.
Avokati i të dënuarit Eshtrefit, Angjel Petkovski, Gjykata Supreme nuk e shqyrton ankesën pasi që kemi që kemi argumente të fuqishme se lënda duhet të kthehet në rigjykim.
“Rrymën elektrike ta shpiknim deri më tani do ta shpiknim se si do të prodhohet. Kemi dërguar ankesë dhe bëhen të shurdhër. 3 vjet që të mos zgjidhet një lëndë e një karakteri, specifike dhe rëndësie të tillë e është përgjegjësi e skajshme. Duhet dikush të mbajë përgjegjësi se nuk mundet kaq gjatë të ruhet lënda në sirtar, askund në botë nuk ka arsyetim për veprim të tillë – kushdo që të jetë. Përpara fakteve edhe zotat heshtin, duhet të turpërohen. Kur kanë interes me urgjencë reagojnë. Këta nuk dinë çfarë të bëjnë pasi që jemi në të drejtë – kam argumente të fuqishme që nuk munden të kalojnë nëpërmjet tyre dhe tani përveç ta mbajnë lëndën në sirtar dhe të heshtin s’dinë çfarë të bëjnë. Dihet vendimi, duhet të rrëzohen të dy vendimet dhe gjykimi të fillojë nga e para, është e qartë”, thotë Georgiev.
Vrasja e maturantit Petkovski, ka ndodhur në maj të vitit 2014, kur ashtu siç njoftuan nga Gjykata, Eshtrefi ia ka vjedhur biçikletën maturantit Petkovski. Petkovski bashkë me të atin e tij, Sasho Petkovski i janë vënë pas Eshtrefit, ndërkaq në shëtitoren e Vardarit, në afërsi të Spitalit të Syve, e kanë mbërritur. Aty ka pasur një zënkë dhe si rezultat i asaj zënke, Eshtrefi e ka therur me thikë maturantin Petkovski.
Eshtrefi ka thënë që ndihet fajtor vetëm për vjedhjen, por jo edhe për ngjarjen e therjes, sepse ai e ka ditur se ata e kanë ndjekur, por nuk ka pasur qëllim që ta vret askënd, ndërkaq më parë nuk ka kryer asnjë vepër penale. Familjarët e Eshtrefit vazhdmisht kanë kërkuar që të ulet dënimi, por lënda tani për tani ka ngelur në duart e Vangellovskit.