MPB nuk i ka lejuar aktivistët e Lëvizjes BESA t’i presin mërgimtarët në kufij: Është e paligjshme

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA, sot vazhdoi aksionin për mirëpritjen e mërgimtarëve, në pikën pagesore “Petrovec”, pasi që, sipas tyre, MPB-ja për herë të dyte nuk i përgjigjet kërkesës së tyre për aktivitet në kufi, edhe pse, siç thonë ata këto lloj të aktiviteteve duhet ti zhvillojë vetë shteti, njofton Portalb.mk.

“Shteti jo vetëm që nuk organizon, por edhe na pengojnë në organizimin e një aktiviteti simbolik, prandaj jemi të detyruar që të dalim në këtë formë për të iu uruar mirëseardhje në vendlindje dhe duke i pritur në një mënyrë simbolike, pasi që janë pikërisht këta promotorët e ekonomisë së vendit, të cilët kontribuojnë në buxhetin e shtetit, pavarësisht se ky shtet shumë pak kujdeset për ta”. Ne si Forum Rinor i Besës, në mënyrë simbolike duke iu ofruar nga një shishe ujë, iu urojmë mirëseardhje në vendlindje të gjithë mërgimtarëve, me shpresën që në të ardhmen të kontribuojmë, të mirëpriten në forma shumë më të mira dhe kushte sa më komode, qe të ndjehen rehat në vendlindjen e tyre”, tha Okan Dehari, kryetari i Forumit Rinor – Gostivar.

Por në një përgjigje për Portalb.mk, MPB arsyetohet se aktivistët nuk i plotësojnë kushtet ligjore për të kryer aktivitete partiake në pikat kufitare dhe në pikë pagesa rrugore.

“Çdo qytetar që dëshiron të hyjë në Maqedoninë e Veriut, i lejohet që të hyjë në bazë të dispozitave ligjore. Në lidhje me kërkesën për praninë e aktivistëve të partisë politike në pikën kufitare, ju njoftojnë se patjetër duhet që të respektohen ligjet në lidhje me praninë në pika kufitare, e ajo në këtë rast nuk është plotësuar. Gjithashtu, aktivitetet e këmbësorëve në autostradë (veçmas edhe në pikat pagesore) nuk janë të lejuara në pajtueshmëri me dispozitat ligjore që e rregullojnë këtë fushë, gjegjësisht me nenin 129 paragrafi 1 nga Ligji për Siguri në komunikacion, ku thuhet se “Nëpërmjet autostradës, rrugës së shpejtë dhe të rrugës së rezervuar për komunikacion të automjeteve motorike, nuk guxojnë që të lëvizin këmbësorët, biçikletat, makineritë mobile, motokultivatorët, traktorët, veturat e ngadalta, por edhe ato automjete që në bazë të këtij ligji nuk vlerësohen si automjete motorike”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button