Radev: E përkrahim Maqedoninë e Veriut, por jo pa kushte

Obligimi ynë është që ta përkrahim Maqedoninë e Veriut, por jo pa kushte dhe pa rezerva, ka theksuar presidenti bullgar Rumen Radev në takimin me ambasadorët dhe përfaqësuesit e përhershëm të Bullgarisë jashtë vendit në Sofje, njofton Portalb.mk.

Radev, ashtu siç njoftojnë mediat bullgare, ka thënë se marrëdhëniet bilaterale po zhvillohen mirë dhe se po tejkalohen konfliktet serioze dhe konfrontimet nga e kaluara.

“Marrëveshja e nënshkruar për miqësi praktikisht e ka hapur derën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së. Bullgaria, patjetër të jetë dhe është shtet i cili më së shumti e përkrahë Maqedoninë e Veriut, ai është obligim i ynë ndaj vëllezërve tanë atje, por është e qartë se mbështetja nuk është e pakushtëzuar dhe pa rezerva. Duhet të jemi të sinqertë dhe qartë t’i vendosim linjat tona të kuqe”, ka deklaruar Radev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button