Propozim-ligji i BDI-së, VMRO-DPMNE: Nuk ka kushte për “veting”

VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk pranon “veting” për funksionarët, ndërkaq LSDM-ja dhe 8-të deputetët e pavarur të VMRO-së, ende nuk kanë qëndrim për propozim-ligjin e BDI-së për “veting” të funksionarëve, njofton Portalb.mk.

Opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE, thotë se nuk ka kushte për “veting”, pasi që sipas tyre, ky pushtet është kriminel dhe një proces i tillë do të shfrytëzohej vetëm për larje të krimeve.

“VMRO-DPMNE është i qëndrimit se nuk mundet të zbatohet “veting” me kësi qeveri kriminele. Një proces i tillë do të ishte vetëm alibi për t’u larë veprimet kriminale të disa personave të caktuar të pushtetit. Jemi për “veting”, por kur të ketë kushte, të ndërrohet pushteti, momentalisht s’ka kush ta bëjë “vetingun”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Nga partia në pushtet, LSDM, thonë shkurt se “do ju njoftojmë kur të kemi qëndrim partiak”.

Nga ana tjetër, grupi i 8-të deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së, thonë se kanë diskutuar me BDI-në për këtë çështje, por ende nuk kanë ndërtuar qëndrim.

“Kemi biseduar, por ende nuk kemi qëndrim për atë. Parimisht jemi për “vetingun”, por si do të bëhet duhet që të shihet mirë”, thotë për Portalb.mk, koordinatori i grupit parlamentar, Zeqir Ramçilloviq.

Partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, nuk janë të njoftuar me propozim-ligjin e paralajmëruar prej BDI-së, për “veting”, pasi që partia në pushtet nuk ua ka dorëzuar të njëjtave.

Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk e jep propozim-ligjin për “veting”, që qytetarët ta shohin se çfarë në fakt zyrtarisht kërkon kjo parti, për siç kanë deklaruar, procesin e pastrimit të funksionarëve të inkriminuar në krim.

“VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i “vetingut” mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e “vetingut”.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button