Lëvizja BESA kërkoi nga LSDM-ja dhe BDI-ja përgjegjësi për rastet e montuara

Lëvizja Besa në konferencë për shtyp që u mbajt sot para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kërkoi përgjegjësi nga pushteti aktual për rastet siç i quajtën ata të montuara gjyqësore si Sopoti, Brodeci, Alfa, Likuidimi i Harun Aliut me shokë, Monstra, Almiri, Lagja e Trimave dhe Luboteni, transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Elmedin Memishi, tha se ky shteti nuk është shtet i së drejtës që e premtuan partitë në pushtet.

Ai më tej adresoi kritika ndaj partisë shqiptare në pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e cila sipas tyre një herë me VMRO-DPMNE-në e tani me LSDM-në, po tenton t’i “heshtë rastet që kanë indikacione të mëdha, sepse të njëjtat kanë qenë të montuara”.

“Dështimet e njëpasnjëshme të kësaj Qeverie nuk kanë të ndalur. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo qeveri LSDM-BDI e ka humbur rrugën në oborr të vetë, prandaj jemi edhe sot këtu për të kujtuar rastet që nuk kanë epilog, të cilat kanë ndodhur deri sa BDI ka qenë në Qeveri, e cila një kohë me VMRO-DPMNE e tani me LSDM, janë rehatuar në kolltukë qeveritare dhe si duket mundohen që përmes kalimit të kohës të heshtin rastet që kanë indikacione të mëdha, sepse të njëjtat kanë qenë të montuara. Ne sot pyesim publikisht se kur do të jap ky shtet përgjigje për këto raste? Të nderuar këto janë pyetje të cilat nuk kanë përgjigje apo dikush tenton t’i fsheh, ju kujtojmë se thirrja në polici e aktivistëve të Lëvizjes Besa, u bë brenda disa orëve ndërsa zbardhja e këtyre rasteve po ndodhë me vite”, tha Memishi, zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button