Nesër KF Shkupi do të luftojë për kualifikim në garat evropiane
Ndeshja kthyese KF Shkupi – Pyunik, në kuadër të kualifikimeve për Europa League, do të zhvillohet nesër në Shkup në ora 20:45, njofton Portalb.mk.
Ekipi nga Çairi i Shkupit, në ndeshjen e parë kundër Pyunikut në Armeni arriti të siguron një barazim, 3-3. Ky barazim i mundëson nesër kualifikim ekipit të Shkupit, nëse arrin t’i shmanget humbjes dhe një barazimi duke pësuar më shumë se katër gola.
Ekipi i cili do të arrijë të kualifikohet, në xhiron e dytë të kualifikimeve do të përballet me ekipin Jablonec, ndeshje që luhen me 23 korrik dhe 1 gusht.
Vlen të përmendet se ndeshja luhet në stadiumin kryesor në Shkup, “Teodor Proeski”, dhe biletat do të jenë falas për të gjithë, fal kryesisë së klubit.