Spasovski i përgjigjet paralajmërimeve të El Çekës: Gjendja e sigurisë është stabile

Oliver Spasovski, ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), është deklaruar në lidhje me paralajmërimet e El Çekës se mund të ketë trazira në vend, transmeton Portalb.mk.

“Gjendja e sigurisë është stabile, e qetë dhe nuk ka kurfarë indikacione për shkelje në mbarë territorin e shtetit”, deklaroi Spasovski, duke iu përgjigjur paralajmërimeve të El Çekës “se është e mundur të ndodhë Kumanova e re në mes të Shkupit”.

“MPB dhe të gjitha organet e tjera të cilat janë kompetente për zbatimin e ligjit po i ndërmarrin të gjitha aktivitetet e veta lidhur me gjendjen e sigurisë”, theksoi Spasovski, i cili sot ishte në Qendrën e MPB-së për trajnim në Idrizovë.

Mes tjerash, ai informoi se në MPB ekziston sektor i posaçëm që merret me krim kompjuterik, ndërkaq tashmë po përgatitet bashkërisht me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës strategji për siguri kibernetike, por ajo është temë e cila zhvillohet jo vetëm tek ne dhe në rajon, por në përgjithësi edhe në botë.

“Sektori për krim kompjuterik në MPB çdo ditë punon edhe në pjesën e gjuhës së urrejtjes dhe në pjesën e sulmit të sajteve. Kështu që në atë pjesë po zhvillohet edhe teknologjia, megjithatë edhe kapacitetet tona po përforcohen”, tha Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button