Maqedonia e Veriut pjesë e përpjekjes globale për lirinë e mediave

Nikolla Dimitrov, ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), sot në Londër në  Konferencën ndërkombëtare për lirinë e mediave , ka nënshkruar përpjekjen globale për lirinë e mediave, me të cilën vendet nënshkruese obligohen të punojmë së bashku në mbrojtjen e lirisë së mediave, transmeton Portalb.mk.

Me këtë përpjekje globale, vendet obligohen dhe bashkërisht të intervenojnë në nivel më të lartë me qeveritë e vendeve kur liria e mediave është në rrezik, dhe të tregojnë solidaritet me vendet të cilat punojnë në ndërtimin e lirive mediatike.

Dimitrov gjatë nënshkrimit të deklaratës mbi lirinë e mediave

Në Londër prezent ishte edhe ministri për Komunikim, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski. Qeveria, theksoi Popovski në fjalimin e tij, tërësisht i mbështet dhe obligohet se do t’i implementojë rekomandimet e përfshira në mediat e pranuara nga pjesëmarrësit në Konferencën për lirinë e mediave.

“Qëllimi ynë kryesor mbetet gazetari profesionale, cilësore dhe gazetari e lirë nga ndikimet e qendrave të fuqishme”, deklaroi Popovski nga Londra.

“Pjesëmarrësit në Konferencë janë obliguar të flasin dhe të veprojnë së bashku, duke formuar Koalicion për lirinë e mediave për mbështetje dhe theksim të rëndësisë fundamentale të lirisë së mediave për siguri, prosperitet dhe mirëqenie të të gjitha shoqërive, në bashkimin e përpjekjeve për ndarjen e informacioneve dhe ndërmarrjen e veprimeve kur gazetarët dhe organizatat mediatike do të ekspozohen në rrezik, si dhe zbulimin e shkeljes dhe keqpërdorimit të lirisë së mediave dhe ndarjen e tyre me opinionin global dhe promovimin e përgjegjësisë në atë plan”, bëri të ditur MPJ-ja.

Konferenca ndërkombëtare dyditore për lirinë e mediave në Londër sivjet për herë të parë është në bashkorganizim të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë. Vitin e ardhshëm konferenca do të mbahet në Kanada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button