As nuk e kishit menduar kush është personazhi publik më i paguar këtë vit

Pak javë më parë, Forbes bëri të ditur se zyrtarisht këngëtarja më e pasur në botë është Rihanna . Falë karrierës në muzikë, si dhe linjës së saj të make up-it dhe të të brendshmeve, Rihanna ka një pasuri prej 600 milionë dollarësh.

Por kush është personazhi publik që është paguar më shumë gjatë këtij viti? Pavarësisht moshës së re, ylli më i paguar për këtë vit është Taylor Swift. Këngëtarja ka një karrierë të gjatë muzikore dhe është pa dyshim ndër të preferuarat e të rinjve, transmeton Revista Class.

Falë albumit dhe turit të saj, “Reputation”, Swift u rendit në vend të parë duke numëruar 185 milionë dollarë fitime. Po ashtu, këngëtarja ka fituar shuma të mëdha edhe falë bashkëpunimeve me markat e njohura si “Apple” dhe “Coca Cola“.

Taylor ndiqet nga Kylie Jenner, në vend të dytë dhe nga reperi Kanye West, në vend të tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button