Nga “trazirat në Shkup” deri te xhamia në Ohër ka 175 kilometra dhe 100 vite të dritës

Me titullin bombastik “Trazira në Shkup, maqedonasit bëjnë trazira për shkak të ardhjes së presidentit turk Erdogan” portali serb “Dnevno.rs” ka plasuar përpjekje tejet të papërshtatshme për të tërhequr sa më shumë lexues me atë titull, njofton Meta.mk.

Titulli bombastik është vendosur mbi një artikull normal, në fakt lajm t; cilin e ka transmetuar agjencia serbe e lajmeve “Beta”, për vizitën e ambasadores së Turqisë në Maqedoni, Tulin Erkal Kara në Ohër, përkatësisht vizitë objektit të rinovuar të xhamisë së Ali Pashës, me ç’rast ajo ka njoftuar se në ceremoninë e xhamisë do të vijë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Ndërsa në lajmin  e agjencisë thjeshtë transmetohen fakte, pa kurrfarë dramatizimesh, vetëm duke theksuar fakte se ka pasur reagime të forta nga qytetarë të Ohrit për rindërtimin e xhamisë së shekullit të 15, si dhe reagimin e shoqatës “Sovest” për ndërtimin e minares me lartësi 25 metra në zemër të qytetit.

Dhe, jashtë standardeve gazetareske dhe logjikës themelore, “Dnevno.rs” farkon një titull i cili, në gjueti të sa më shumë klikimeve, është plotë me dezinformata dhe nxit urrejtje ndërfetare dhe ndërnacionale.

Për më tepër, në asnjë moment s’ka pasur asnjë protestë publike, madje edhe më e vogla kundër ardhjes së Erdoganit, e lëre më trazira “në Shkup” për shkak të xhamisë në Ohër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button