“Planet sekrete” të CIA-s për Serbinë e madhe dhe Shqipërinë e madhe u përhapën nëpër sajtet e Ballkanit

Më 7 korrik 2019, ueb-faqja informative serbe “Telegraf.rs” botoi një intervistë me ish ndihmës drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të SHBA-ve (CIA) për Ballkanin Stiven Mejer. Në intervistë, Mejer e ka komentuar situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ka ofruar idetë e tij për stabilizimin e situatës. Media e informacionit në rajon nxituan të citojnë komentet e tij, në përputhje me nevojat dhe qëndrimet e tyre, duke e theksuar atë që më së shumti i përshtatet kushteve lokale, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Qasje manipuluese ndaj pikëpamjeve të cilat ai i ka shprehur në intervistën për Telegraf.rs publikoi ueb faqja informative kroate “Dnevno.hr“ duke transmetuar pikë nga intervista në një artikull me titull “Aerikanët kanë plan sekret për Ballkanin: Shqipëria e Madhe dhe Serbia e Madhe janë të mundshme, por si?“.

Elementet manipuluese janë vendosur kryesisht në titull, i cili pohon se ekzisto “plan sekret për Ballkanin”, dhe çon në përfundimin se “amerikanët” nuk kanë problem me krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe “Serbisë së Madhe”. Kjo ueb-faqe nuk shpjegon se prej nga e nxjerr atë konkluzion, pa prova për planin e pretenduar përveç me faktin se Mejer është një ish-zyrtar i lartë i CIA-s.

“Dnevno.hr”, që ne na intereson posaçërisht, sugjeron se ky “plan” i pretenduar përfshin Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilën Mejer, përndryshe e shikon si pjesë të “Serbisë së Madhe” të ardhshme, të paktën pjesët lindore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas marrëveshjes që do të arrihej mes shqiptarëve dhe serbëve. Sërish bëhet fjalë vetëm për qëndrim të Mejerit i cili e këshillon Serbinë që të bëjë marrëveshje me Shqipërinë, “pa pjesëmarrjen e Perëndimit” dhe me ndërmjetësim të Kroacisë dhe Maqedonisë, ndërkohë që ueb-faqja nuk ofron fare dëshmi plotësuese se “plani” i pretenduar me të vërtetë ekziston.

Qëndrimet që i ka shprehur Mejer në intervistë me “Telegraf.rs” nuk janë të reja dhe disa prej tyre janë paraqitur para publikut të rajonit (për shembull, në një intervistë me Veçrnje Novosti në 2016). Ata janë konsideruar kontradiktore për shkak se devijojnë nga idetë dhe praktikat e bashkësisë ndërkombëtare për drejtimet në të cilat duhet të zhvillohet rajoni dhe marrëdhëniet rajonale. Mejer, për shembull, beson se ndryshimi i kufijve është i pashmangshëm, s’ka asgjë kundër “Shqipërisë së Madhe” ose “Serbisë së Madhe” dhe beson se komponenti etnik është shumë më i fortë se idetë për rregullim multikulturor të shoqërive në rajon.

Në rajon interes të madh për intervistën e Mejerit kanë shfaqur edhe mediat në Bosnje e Hercegovinë, veçanërisht për shkak të komentit të tij se “BeH është shtet vetëm në letër” ( “RadioSarajevo.ba”), përkatësisht se “BeH nuk është e qëndrueshme, Serbia duhet të kërkojë Republikën Serpska” (“BiHvijesti.ba”).

“Dnevno.hr”, përndryshe, njihet si faqja e së djathtës nacionaliste në Kroaci. Është interesant, se faqja i ka versionet e veta njëlloj nacionaliste në BeH dhe Serbi, adresat dhe www.dnevno.rs dhe www.dnevno.ba.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button