Arta Toçi nga Aleanca për Shqiptarët, do të zëvendësojë Vesel Memedin në Kuvend

Pas dorëheqjes së deputetit Vesel Memedi nga ulësja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në karrigen e tij do të ulet Arta Toçi, njofton Portalb.mk.

Vesel Memedi, kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), në zgjedhje e fundit parlamentare ishte në list të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët (ASH). Pas dorëheqjes së tij nga posti, krijohet hapësira që Toçi të bëhet deputete, bazuar në listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare.

Sot, Komisioni Shtetërore Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme do të konfirmon mandatin e deputetit për Arta Toçin. Me këtë, Aleanca për Shqiptarët do të bëhet me tre deputet në Kuvend- Ziadin Selën, Syrija Rashidi dhe Arta Toçi.

Përkujtojmë se Toçi, në këtë mandate qeverisës të kryeministrit Zaev, ishte zv.ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button