Milani pranë zyrtarizimit të blerjes së tretë
Milan është pranë finalizimit të goditjes së tretë, në merkaton e futbollit këtë verë,transmeton TopChannel.
Është praktikisht e mbyllur marrëveshja me Empolin për blerjen e talentit Ismael Bennacer, që do të firmosë një kontratë 5 vjeçare të vlefshme 1,3 milionë Euro në sezon.
Takimi i fundit mes drejtuesve të Milanit dhe ekipit të Empolit, ishte pozitiv dhe i hapi rrugë finalizimit të detajeve, për 16 milionë Euro në total, si kosto e kartonit të futbollistit.
Fillimisht skuadra nga Toskana kishte kërkuar 20 milionë Euro, por nevoja për të përmirësuar bilancet, e zhduku hendekun mes tyre. Milan gjen kështu një alternativë për Veretu’, duke parë vështirësitë me Fiorentinën.
Është komplikuar gjithashtu rruga që sjell talentin spanjoll, Dani Sebajos në Milano, për shkak të interesimit të disa klubeve në Premier Lig, që kanë kaluar në pole position, edhe për shkak të milionave më shumë që kanë ofruar.