Jo inteligjent dhe diskriminues: Si matet IQ i ndonjë populli?

Portali serb “Kurir” para disa ditësh publikoi një lajm me titull “Ky hulumtim nuk do t’iu pëlqejë maqedonasve – e kanë koeficientin më të ulët të inteligjencës në rajon”, njofton Meta.mk.

Në atë lajm përmenden shifra sipas të cilave qytetarët e Maqedonisë kanë IQ mesatar prej 82 dhe se janë në të njëjtin nivel shqiptarët e Shqipërisë, e në nivel më të ulët se serbët të cilët kishin IQ 90, sllovenët të cilët kishin IQ 99 dhe BeH, ku populli qenka me IQ mesatare 89.

Të dhënat, shton “Kurir”, janë botuar në një libër të titulluar “Inteligjenca e popujve”, që ishte botuar në prill të këtij viti.

Lajmi nga “Kurir” e ka ndërmarrë portali mmaqedonas “Liderdhe ajo është saktësuar në mënyrë korrekte ku është nënshkruar edhe me “Lider.mk”.

Por që të dyja informatave u mungojnë elementë të kredibilitetit të burimit të lajmit. Përkatësisht, libri me titull ”Inteligjenca e popujve“ ekziston në internet dhe autorë të saj janë dy studiues universitar dhe hulumtues të instituteve të ndryshme (Lynn, Richard & Becker, David. (2019). The Inteligence of Nations). Por mund të gjenden edhe shumë tituj tjerë të ngjashëm. Libri nuk është në dispozicion pa pagesë, por në dispozicion ka vetëm citate apo përmbledhje për atë se si është matur IQ e 128 kombeve në botë, por as “Lider-i” as “Kurir-i” nuk e kanë publikuar linkun e librit, referencat për të apo ndonjë indikacion tjetër.

Libri është botuar në portalin e njërit nga autorët, Dejvid Beker, i cili është përmendur edhe në prill në një portal që mbledh tekstet të diskutueshme dhe interesante, kryesisht nga mediat tradicionale amerikane kryesore dhe në të cilin më 10 prill e ka botuar artikullin me titull IQ-ja botërore është 82. Aty ai flet në lidhje me përmirësimin e një metodë të cilën Beker e ka përdorë më parë për matjen e inteligjencës globale sipas vendeve dhe kombeve për çka është mjaft e diskutueshme për shkak të rezultateve që i ka treguar dhe për shkak të elementeve hyrëse, në të cilin tani përjashtohet testi për IQ, ndërsa merrem parametra si shkalla e arsimit, shkalla e kujdesit shëndetësor dhe të ngjashme. Nga tabela mund të shihet IQ 82.

Në fund, nga njëri prej autorëve të njëjtë Riçard Lin, në një tjetër portal – “Vendet në botë”, është publikuar tabelë nga hulumtimi që ka mbuluar 113 vende dhe ku Maqedonia e Veriut, nën shkurtesën IRJM, është shënuar se e ndan vendin e 16-të me rezultat kolektiv të IQ-së prej 91.

Në fund edhe disa koincidenca. Lajme me përmbajtje të tillë janë botuar edhe më parë në portalet e Maqedonisë dhe ato rajonale. Për shembull, në vitin 2014, “Indeksi” kroat publikon një lajm me titull “Kjo hartë e paraqet inteligjencë mesatare të popujve të Evropës” Menjëherë pas kësaj, faqja maqedonase MKD e publikon tekstin me titull “Populli maqedonas ndër më torrollakët në Evropë“.

Në vitin 2015 disa portale nga Maqedonia botojnë lajme të ngjashme për atë se cili popull është më i zgjuari e cili më torollaku në Ballkan dhe kjo mund të shihet përmes agreguesit ТАЈМ.мк, që me mjeshtri e ka bërë grupimin e teksteve me këso përmbajtje.

Nëse merren parasysh disa elemente, mund të konkludohet se bëhet fjalë për përmbajtje “shkencore” të pakonfirmuara, baza e të cilave buron nga një vepër e botuar në vitin 2002.

Edhe më kontestues është koncepti i “inteligjencës së popujve”, që kufizohet me kuazi-shkencën e madje përmban edhe elemente diskriminuese, raciste, madje edhe elemente naziste.

Gjatë kohës këto përmbajtje po shndërrohen në lajme që kanë tendencë të kenë karakter argëtuese por jo rrallë kanë tituj dhe përmbajtje me karakter diskriminues që bazohen gjysmë-informacione ose dezinformacione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button