Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut gjatë paradites do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërkaq pasdite me zhvillim lokal të vranësirave jostabile të shoqëruara dhe reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima me UV=8.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 13 deri 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 38 gradë Celsius.
Në Shkup paradite mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite me reshje lokale dhe vranësira jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
Temperatura e mëngjesit do të arrij deri 20, ndërsa ajo e ditës deri 35 gradë Celsius.
Pastaj të martën vijon periudhë e motit me diell, stabil dhe shumë i ngrohtë.