Nuk është ndërtuar Klinika Universitare e premtuar në Shkup
Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), se në dy vitet e para pas ardhjes në qeveri “do të ndërtojmë Qendër Klinike Universitare funksionale në Shkup e cila do të sigurojë shërbime shëndetësore cilësore në gjithë shtetin”, deri tani (02.07.2019) nuk është realizuar, shkruan Vërtetëmatësi.
Premtimi është pjesë e programit zgjedhor “Plani për jetë në Maqedoni” dhe përmendet në dy vende. Së pari në kapitullin “Shëndetësi e mirë publik” – Mbrojte shëndetësore sekondare dhe terciare (faqe 137), dhe më pas është dhënë në suaza të “Plani 24m – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 2 vitet e para” (faqe 253). Që do të thotë, sipas afatit për realizim të përmendur në program, Qendra Klinike Universitare duhej të ndërtohej më së voni deri në fund të muajit të kaluar, duke pasur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Por, deri më tani (02.07.2019) kjo nuk ka ndodhur.
Sipas njoftimeve të fundit, qendra e re klinike duhet të fillojë të ndërtohet në Komunën Gjorçe Petrov, në dalje të Shkupit rreth qarkores në Velo Pole. Lokacioni është me madhësi prej 140 hektarësh, ndërsa objekti i ri klinik planifikohet të ndërtohet në 90 hektarë. Projekti ka vlerë rreth 400 milion euro dhe do të financohet përmes huas nga Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës.
Para njëzet ditëve (03.06.2019) Qeveria morri Vendim që të fillojë procedurë për shndërrimin e tokës bujqësore në Komunën Gjorçe Petrov për ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Pritshmëritë e Ministrit për Shëndetësisë Venko Filipçe janë se qendra e re klinike do të mund të fillojë të ndërtohet deri në fund të vitit, ndërsa parashikimet janë të përfundojë në vitin 2025.
CILI ËSHTË LOKACIONI MË I MIRË PËR QENDRËN E RE KLINIKE?
Në mars të vitit (2018) Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp në Qeveri, komunikoise qendra e re klinike do të ndërtohet në Bardhovcë në afërsi të spitalit psikiatrik. Ai tha se për ndërtimin e tij janë të nevojshme rreth shtatë vite.
Presim për dy vite, Komuna Karposh dhe Qyteti i Shkupit të përgatisin terrenin që të mund të fillohet me ndërtimin e objektit i cili do të ndërtohet për rreth pesë vite…
Filipçe atëherë përmendi se ekzistojnë detyrime të caktuara financiare në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar për ndërtimin e Qendrls Klinike, por Qeveria do të tentojë që të gjejë një zgjidhje të re që mos duhet të paguhen penale. Të kujtojmë se për Qendrën e re klinike, Qeveria e mëparshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 19.05.2017 (dhjetë ditë para ndërrimit të qeverisë) nënshkroi marrëveshje për ndërtimin e këtij objekti kapital shëndetësor me kompanitë: “Granit” dhe “Beton” nga Maqedonia dhe kompania italiane “Inso sistemi”. Sipas planeve të atëhershme ai duhej që të ndërtohej në lokacionin ekzistues të Qendrës Klinike.
Qeveria aktuale, e cila në janar (2019) – një vit pas njoftimi se Qendra e re Klinike do të ndërtohet në Bardovci, hoqi dorë prej këtij lokacioni dhe njoftuan që zgjidhja më e mirë është Gjorçe Petrov.
Lokacioni më ideal për ndërtimin e Qendrës së re klinike është edhe ai i Gjorçe Çertrov afër qarkores, ndërsa ndërtimi do të duhet të fillojë në fund të këtij viti, deklaroi ministri për Shëndetësi Venko Filipçe në emisionin “Top tema” (janar 2019)
Në shkurt ministri Filipçe komunikoi se Qeveria ka marr vendimi që Qendra e re Klinike të ndërtohet në Gjorçe Petrov. Atëherë ai tha se janë marr në konsideratë tre lokacione – në Karposh (Bardovce), Gjorçe Petrov dhe Petrovec, me çka ekipi i ekspertëve ka arritur në përfundim se Gjorçe Petrov është lokacion ideal se toka është tërësisht shtetërore, pozita dhe çmimi është më i ulët.
Duke pasur parasysh gjithë këtë, dhe faktin se afati zgjedhor i caktuar për “Qendër Klinike bashkëkohore dhe funksionale në Shkup”, ka kaluar (31.05.2016), ndërsa në momentin që është shkruar ky tekst aspak nuk ka filluar të ndërtohet, por ka vetëm njoftime se do të fillojë të fund të vitit dhe sipas llogarive do të përfundojë në vitin 2025 (tejkalon mandatin e kësaj Qeverie), këtë premtim të LSDM e vlerësojmë si të parealizuar.