Ministria e Ekonomisë mohoi të ketë faj në kontrabandën e duhanit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi hodhi poshtë akuzat e drejtorit të policisë financiare Arafat Muarem se pas kontrabandës së duhanit të paligjshëm në vend qëndron institucioni që ai drejton, transmeton Alsat-M.tv.

“Ministria e Ekonomisë nuk lëshon licenca ose licencë për importin e duhanit apo produkteve të duhanit.  Sa i përket importit të produkteve të duhanit, sipas ligjit, Ministria e Ekonomisë regjistron në regjistër vetëm kompanitë që merren me import-eksportin ose prodhimin e produkteve të duhanit. Por më tej nuk ka kompetenca të mëtejshme në kontrollin e cilësisë sepse bëhet nga Inspektorati Bujqësor”, deklaroi Kreshnik Bekteshi.

Muaremi gjithashtu fajësoi edhe Drejtorinë e Doganës, drejtori e cila nuk dëshiron të përgjigj në këto akuza.

LEXO: Policia Financiare, me autoblinda dhe njësi speciale kundër prodhuesve të duhanit në Luboten
LEXO: Epilogu i aksionit në Luboten
LEXO: Drejtori i Policisë Financiare u takua me banorët e fshatit Luboten

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button