Epilogu i aksionit në Luboten

Sot rruga për në Lubeten dhe hyrja e fshatit ishin të mbushura nga forcat e sigurisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Forcat speciale në çdo hap, hermelina, topa të ujit, ishte epilogu i aksionit të policisë financiare, e cila kërkoi forcat speciale të ndihmojnë në marrjen e 4 personave në bisedë informative, të cilët pastaj u liruan.

Policia financiare aksionin policor e mori duke pasur njohuri se është duke u importuar duhan nga vendet e huaja, duke e përpunuar dhe shituar pa banderolë në Maqedoni. Inspektorët sekuestruan vetëm 12 ton duhan.

Drejtori i doganave këtë aksion e komentoi më shumë në aspektin shëndetësor.

Aksioni i policisë financiar ngjalli revoltë te fshatarët, banorët e Lubotenit thonë se ju është shkaktuar një padrejtësi e madhe dhe ishin të shqetësuar. Ata thonë se prodhimi i duhanit është mënyra e vetme për ekzistencë, punë me djersë për një copë buke.

LEXO: Policia Financiare, me autoblinda dhe njësi speciale kundër prodhuesve të duhanit në Luboten

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button