Vuçiq “e ka zgjidhjen” si t’i furnizojë serbët në veri, por e mban sekret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ekziston zgjidhja për dërgimin e prodhimeve nga Serbia në veri të Kosovës, por “tani nuk mund të flas për këtë”, i ka thënë ai TV 02, transmeton Koha.net.

“Njerëzit s’kanë pse të shqetësohen, nuk do të vuajnë nga uria. Ne do t’ua sigurojmë”, ka thënë ai.

Siç është shprehur ai, atje po shtihet mbi ata që transportojnë ushqim në Kosovë dhe për ta nuk duhet të thuhet se janë kriminelë.

pyetur nëse shtyrja e takimiut të Parisit do të thotë se në negociata do të përfshihet më shumë SHBA-ja, Vuçiq u përgjigj se Uashingtoni tashmë është i përfshirë, ndërsa ka pyetur ironikisht athua duhet të përfshihen edhe disa që e njohin Kosovën e të përjashtohen të gjithë ata që nuk e njohin.

Pasi ka pohuar se ka më shumë në udhëheqjen aktuale amerikane sesa në atë të përparshmen, “por SHBA nuk e ndryshon politikën ndaj Kosovës”, pyetjes “Çka pas Parisit” Vuçiq është përgjigjur: “Pas Parisit në Serbi vjen presidenti francez Emmanuel Macon, ndërsa një ditë dikush do të detyrohet të bisedojë në lidhje me atë q’ ‘veshët e ndjeshëm’ në Serbi nuk duan ta dëgjojnë” dhe se ai ka propozuar kompromis, por atë e kanë refuzuar edhe serbët, edhe Prishtina dhe gjithë të tjerët.

Në lidhje me Idenë e kryetarit të Partisë së Lirisë e të Drejtësisë ,Dragan Gjillasit, sipas të cilës duhet të miratohet një deklaratë për pajtimin e serbëve dhe të shqiptarëve dhe për vendosjen e bashkëpunimit në arsim, shëndetësi dhe sport, Vuçiq ka tthënë se arsimi dhe shëndetësia në Serbia paguan në veri të Kosovës dhe ka pyetur nëse Prishtina pas deklaratës do të hiqte taksën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button