Patriotët ligjor!

Kuptimi më i thjeshtë i patriotizmit, është se ai paraqet ndjenjat e njeriut që lidhen fortë me atdheun dhe kanë të bëjnë me etninë, kulturën, politikën dhe historinë e tij, por këto ndjenja nuk janë të drejtuara kundër të tjerëve. Kur flasim për patriotizmin shqiptar, instiktivisht para syve na shpërfaqen burrat me armë në brez si Isa Boletini, Adem Jashari etj, që ishin të gatshëm kudo dhe kurdo për të sakrifikuar veten e tyre për kauzën kombëtare, për liri e pavarësi, por asnjëher për supremaci ndaj të tjerëve.

Na shpërfaqen poashtu burrat e penës, të cilët pa trembje qërpiku shkruanin dhe ua thonin në sy të vërtetën tiranëve të kohës, edhe me pranga në duar, edhe nën kërcënimin e torturave çnjerëzore, si Adem Demaçi, Ukshin Hoti etj. Falë tyre kauza kombëtare fitoi. Sot më shumë se 100 vjet pas Konferencës së Londrës dhe 100 vjet pas asaj të Parisit, shqiptarët janë më të fortë se asnjëherë më parë, të paktën politikisht.

Por kjo nuk mjafton për të tashmen dhe të ardhmen e kombit. Tani kombit i duhen patriotë por të ndryshëm nga ata të lartëpërmendurit dhe shokët e tyre. I duhen patriotë ligjor. Por, kush janë ata?!

Ata janë, ata që respektojne ligjet, paguajnë tatimet, respektojnë rregullat e trafikut, pagujanë pa hile punëtorët. Ata që kërkojnë kuponët fiskal, që interesohen për buxhetin e komunës dhe të shtetit, që kërkojnë llogari për çdo qindarkë të tyre. Që kërkojnë llogari nga perfaqësuesit e tyre komunal e parlamentar. Që kritikojnë politikanin, pushtetarin e tiranin, kur ai gabon ose abuzon edhe nëse ai duket i paprekshëm. Që kritikojnë dhe luftojnë fenomenet negative në shoqëri. Që luftojnë për drejtësi dhe shtet të së drejtës. Që luftojnë për drejtësi sociale, arsim dhe shëndetësi cilësore, ambient të pastër e të gjelbërt. Janë ata që nuk i hedhin mbeturinat ku nuk duhet. Ata qe nuk ndërtojne shtepi në pronë publike. Ata që nuk uzuropojnë pronat publike. Ata që nuk korruptohen dhe nuk korruptojnë. Ata që nuk e sheshin apo tregtojnë votën. Ata që nuk abuzojnë.

Patriotët e parë, janë historik sepse emrat e tyre me meritë, janë të përjetësuar në librat e historisë, në insitucionet publike e shtetërore dhe në memorien tonë kolektive, sepse sollën lirinë dhe pavarësinë, por të dytët edhe pse gjithmonë nën hijen e të parëve, nuk duhet ti nënvlersojmë, sepse mund të kontribojnë shumë në krijimin dhe kultivimin e institucioneve, demokracisë, shtetit ligjor, ngritjen e standardit jetësor, ndalimin e migrimit të të rinjve, dhe në arritjen e vlerave perendimore, vlera për të cilat të gjithë luftojmë e aspirojmë.

Nga Agim Ibrahimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button