Dashuria është dashuri por nuk bën pjesë në të drejtat e njeriut

Njerëzit janë të ndryshëm. Ky diversitet duhet të menaxhohet që të mos krijohen tensione që shpesh eskalojnë në konflikte të panevojshme. Deri tani, demokracia është sistemi i cili në mënyrë më të mirë i ka kanalizuar këtë diversitet dhe ka mundësuar që të debatohet për dallimet në mënyrë paqësore dhe si rrjedhojë janë ndërtuar institucione dhe ligje që respektojnë të drejtat e secilit njeri. Larg asaj që është sistem i përsosur, por tani për tani nuk di se ekziston ndonjë më i mirë.

Megjithatë, nga shumë aspekte mënyra se si sillen shumë aktivistë për të drejtat e njeriut e sidomos ata që merren me të “drejtat e komunitetit LGBT” në rrjetet sociale dhe në media është i gabuar. Eksluziviteti që u jepet atyre duke i imponuar preferencat seksuale si temë dhe çështje me rëndësi i sjell dëm shoqërisë tonë që pretendon të jetë demokratike. Nuk ka si të mos jetë e dëmshme kur margjinalizohet dhe etiketohet si e prapambetur pjesa më e madhe e popullatës në vend. Ata që për vete thonë se janë progresiv, tolerant, se janë në shekullin 21, në të njëjtën kohë nuk janë të gatshëm të respektojnë vlerat e pjesës më të madhe të bashkëqytetarëve të vet dhe i quajnë ata regresiv, jo tolerant dhe me botëkuptime të vjetruara. Këtu diçka nuk është në rregull. Këtu ka diçka paradoksale dhe hipokrite.

Një pjesë e hipokrizisë qëndron në promovimin e tezës se orientimi dhe preferencat seksuale të një pjese të popullatës – “komunitetit LGBT” paraqiten si të drejta të rrezikuara. Kjo është e pavërtetë. Nuk kam dëgjuar se dikujt i kanë hyrë në dhomë e i kanë urdhëruar se si të bëje dashuri dhe me ke të bëje. Pjesës më të madhe të popullatës as që i intereson orientimi seksual i dikujt. Por, problem është shprehja publike e këtyre preferencave, agresiviteti i LGBT aktivistëve dhe kampanja që bëhet në media dhe rrjete sociale. Problematike është edhe tendenca që këta grupe të paraqiten si të rrezikuar dhe sidomos futja në një kosh e të drejtave të njeriut me preferencat seksuale. Disa aktivistë shqiptar shkojnë aq larg sa që i barazojnë preferencat seksuale me të drejtat e shqiptarëve dhe diskriminimi që u është bërë atyre në Maqedoninë e veriut. Nuk e di se si të drejtat për të funksionuar dhe përparuar i pa diskriminuar në shoqëri si shqiptarë mund të barazohet me të drejtën për tu q** në bythë? Ndoshta është një logjikë progresive që vështirë e kuptojmë ne me mendësi tradicionale.

Problem ende më i madh është insistimi që orientimi seksual i një komuniteti që tani për tani nuk është shumë i madh të paraqitet si vlerë që duhet të pranohet nga e gjithë shoqëria. A nuk kanë të drejtë ata që nuk pajtohen me vlerat e “komunitetit LGBT” të shprehin mendimin e tyre? Kuptohet pa dhunë, pa urrejtje dhe pa mllef. Po a nuk bëhet në këtë mënyrë diskriminim ndaj popullatës me vlera tradicionale dhe religjioze e cila tani paraqet shumicën? Kjo nuk është e drejtë dhe aspak demokratik. Ata kanë të drejtë të kërkojnë që shoqëria në te cilën jetojnë të bazohet dhe rregullohet në bazë të parimeve tradicionale. Të kërkosh dhe të respektosh vullnetin e shumicës së popullatës pa diskriminuar pjesën tjetër është esenca e demokracisë.

Gënjeshtër është gjoja diskriminimi dhe rrezikimi i të drejtave të “komunitetit LGBT”. Padyshim që për një pjesë të madhe të popullatës raporti seksual mes dy burrave (apo mes dy grave) mund të duket i neveritshëm, por ata me neverinë e tyre nuk rrezikojnë dhe diskriminojnë askënd. Përsëris, ata që kanë preferenca të tilla seksuale, mund shkërdhehen si të duan në shtëpitë e tyre, por nuk duhet të detyrojnë askënd ta pranojnë preferencën e tyre si normale e aq më pak të definohet si normë shoqërore. A nëse mendohet për të drejtën e martesës kjo është temë që duhet shtjelluar më gjerë e gjatë.

A nuk është kështu më e rrezikuar shumica e popullatës me botëkuptime tradicionale? Pjesa e popullatës e cila është religjioze, beson në Zot dhe familjen ashtu si është definuar në librat e shenjtë?

“Dashuria është dashuri” – dëgjuam nga shumë aktivistë homoseksualë, por dhe të tjerë. Po, dashuria është ndjenjë. Ajo nuk bën pjesë në të drejtat e njeriut, kategorizimi i saj në korpusin e të drejtave të njeriut është gabim. Prandaj nuk mund të diskriminohesh për posedimin të ndjenjave. Por ama nuk mundesh që ndjenjat t’i imponosh si bazë universale nga të cilat do të rrjedhin ligje e do të ndërtohen institucione e pastaj të rregullohet një shoqëri e tërë. Nuk është në rregull të paradosh me preferencat e tua seksuale se nuk ja plas askujt për ato. Sidomos kur në shoqëri pjesa më e madhe nuk pajtohet me këtë botëkuptim. Me të njëjtën logjikë, komuniteti i njerëzve që urrejnë ose sadistëve mund të organizohen në një komunitet e pastaj të kërkojnë ligje që do t’u mundësojnë atyre të ushtrojnë të drejtën e tyre për dhunë. Njëjtë mund të formohet komuniteti i pedofilëve dhe të kërkojnë që të ulet pragu i martesës në 14 ose 12 vjet, krejt kjo në emër të dashurisë. Kjo kuptohet që është ekstreme, por e marr si shembull për të kuptuar se si mund të interpretohen logjika e shumë aktivistëve për të drejtat e “komunitetit LGBT”. Gjithashtu, nëse dashuria është një arsye e mjaftueshme për t’u martuar, atëherë nuk shoh se si mund t’i shmangemi një situate ku njerëzit mund të martohen me farefisin, kafshët shtëpiake, veturën e preferuar, bile edhe me vetveten. Shpejt mund të ndodh që një shoqëri e tillë, duke u munduar të jetë “progresive” të çorientohet dhe degjenerohet.

T’i kthehemi demokracisë. Njerëzit dallojnë në konsistencën e pikëpamjeve të tyre. Ka njerëz që kanë mendime dhe ide koherente dhe të qëndrueshme, ndërsa ka të tjerë që kanë besime të paqëndrueshme, kontradiktore. Ka njerëz që kanë qëndrime për çdo gjë, dhe disa njerëz nuk kanë asnjë. Pastaj gjithashtu, njerëzit dallojnë për nga informacionet dhe dëshmitë që kanë për të mbështetur besimet dhe qëndrimet e tyre. Përderisa ka të tjerë që kanë njohuri të forta shkencore. Ka njerëz që vetëm shikojnë lajme, ose lexojnë në ueb dhe rrjetet sociale. Të tjerë e njohin shumë pak politikën, ata mund të kenë qëndrime, por pak ose aspak dëshmi për t’i mbështetur ata. Njerëzit dallojnë edhe për nga mënyra se si i shohin dhe u përgjigjen atyre me të cilët nuk pajtohen, disa i shohin kundërshtarët e tyre si djallëzor e satanik, ndërsa të tjerë mendojnë se janë thjesht gabim. Disa besojnë se të paktën disa nga kundërshtarët e tyre janë të arsyeshëm, ndërsa të tjerë mendojnë se të gjithë janë budallenj. Qëllimin e kam të tregoj se demokracia kërkon përgjegjësi dhe sensibilitet për dallimet në popullatë. Nuk imponohen vlera që në esencë kundërshtojnë vlerat dhe parimet e shumicës së popullatës. Përpos se për mendimin tim mënyra si trajtohen dhe paraqiten çështjet e “komunitetit LGBT” është e gabuar dhe irracionale, ajo është edhe jodemokratike.

Në Maqedoninë e Veriut askush nuk të pyet për orientimin seksual gjatë punësimit, askujt nuk i intereson dhe nuk të përzihet për atë se çfarë bën në shtëpi (përderisa nuk i pengon fqinjët me zhurmë), askush nuk e ka humb punësimin për shkak të orientimit seksual po që se e mban për vete dhe nuk paradon me të. Besoj se do të e humbte punësimin edhe dikush që do të paradonte me preferenca tjera seksuale (paramendoni paradën e komunitetit “I love doggy style”). Pajtohem, diskursi publik për këto çështje është ende i keq, ka fyerje dhe urrejtje, por kjo ndodh sepse imponohen pa ndjenja, pa ndjeshmëri, me manipulime, vlera që janë kundër vlerave tradicionale me rrënjë të thella në shoqërinë tonë. Kuptohet, jam kundër dhunës, kundër urrejtjes dhe diskriminimit të secilit njeri, pa marr parasysh veçorive dhe preferencave e të tyre, por njësoj jam kundër manipulimeve që bëhen në emër të dashurisë dhe të drejtave të njeriut.

P.S.
Fjalët “komuniteti LGBT” i vendoj në thonjëza se është komunitet i sajuar për qëllime propagandistike, ose nëse e pranojmë se ekziston, atëherë të bëhemi progresiv dhe në të njëjtën mënyrë t’i trajtojmë edhe komunitetet e kokë-tullacëve, komunitetin e çollakëve, komunitetin e sado-mazohistëve, etj.

Nga R.A

Autori është i njohur për redaksinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button