Xhaferi ua shkyç mikrofonat deputetëve: I huton kamera, humben dhe nuk dëgjojnë (VIDEO)
Në seancën e djeshme, kur po zhvillohej debati për ministrat e rinj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ia ka ndërprerë fjalimin deputetit të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev. Sipas Xhaferit shkyçja e mikrofonit ka ardhur për shkak të asaj se deputetët në disa raste humbasin në kamera, transmeton Portalb.mk.
“Sjellja e deputetëve është e ndryshme kur janë të pranishme apo kur nuk janë të pranishme mediat. Para kamerave dhe mikrofonave, disa nga ata dinë edhe të humbasin”, tha Xhaferi në takimin joformal me gazetarët.
“I huton kamera dhe humben. Ju flet, por nuk dëgjojnë, andaj duhet t’jua shkyç”, tha Xhaferi më tej.