Në Kosovë filloi festivali ndërkombëtar Zgjimi me Art

Gjatë festivalit për disa ditë në qytete të ndryshme të Kosovës do të organizohen evenimente të ndryshme kulturore, transmeton Anadaolu Agency.
Në Prizren të Kosovës ka filluar Festivali i 17-të Ndërkombëtar Zgjimi me Art, me koncertin e “Yjet e Operës të TÜRKSOY”.

Në evenimentin hapës të festivalit ishin të pranishëm ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yağcılar, Kryekonsullja e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya, Koordinatori i Projektit për Ballkanin i Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turke (TÜRKSOY), Fatih Aliyi, Drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Mehmet Ülker, Kryetari i Bordit të Organizimit të Festivalit Ethem Baymak si dhe të ftuar të tjerë.

Yağcılar, në fjalimin e tij para të pranishmëve, duke tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e kulturës dhe artit për të mbajtur një shoqëri të gjallë, tha se do të vazhdojnë mbështetjet e tyre për kulturën dhe artin.

Ndërsa Aliyi, tha se qyteti i Prizrenit është qytet i rëndësishëm për botën turke.

Ai theksoi se TÜRKSOY çdo herë ka mbështetur festivalet të cilat mundësojnë mbijetesën e kulturës turke. “Për herë të parë organizojmë koncert në Ballkan me temë ‘Ditët e Operës’ për të promovuar kulturën turke. Në festivalin Zgjimi me Art marim pjesë me 5 artistë nga Kazakistani, Kirgistani, Turkmenistani, Turqia dhe Kosova”, u shpreh ai.

Baymak, nga ana e tij tha se synimi i tyre është që të përqafojnë intelektualët në Prizren dhe përvojën e fituar t’ja transferojnë gjeneratave të reja.

“Është e këndshme që koncerti organizohet në Hamamin historik Gazi Mehmet Pasha që pasqyron kulturën turke”, tha nga ana tjetër artistja turke e operës Demet Gürhan.

Në kuadër të festivalit në Hamamin historik Gazi Mehmet Pasa gjithashtu u hap edhe ekspozita e Gabriele Schaffartzik nga Gjermania dhe Olga Eren nga Kazakistani.

Gjatë festivalit që do të zgjas 6 ditë në qytete të ndryshme të Kosovës do të organizohen evenimente të ndryshme kulturore dhe të artit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button