Në Minsk të Bjellorusisë Majlinda Kelmendi e artë, Nora Gjakova e argjendtë
Xhudistet kosovare Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, kanë shkruar historinë në Minks të Bjellorusisës ku po mbahen Lojërat Evropiane 2019.
Majlinda dhe Nora kanë fituar për herë të parë medaljet të artën dhe të argjendën në Lojërat Evropiane, të parat këto për Kosovën.
Te dy xhudistet në finale u takuan me dy xhudiste ruse, transmeton KTV.
Majlinda Kelmendi, e cila e kaloi rrethin e parë pa luftë në kategorinë deri në -52 kg, në rrethin e dytë pati punë me zviceranen Fabienne Kocher (Koher).
Majlinda mposhti me shumë vështirësi xhudisten Kocher, pasi kundërshtarja e saj iu shmang shumë luftës dhe gjyqtari vendosi për fitoren e xhudsites pejane.
Në çerekfinale Majlinda kishte punë me xhudisten polake, Karolina Pienkoëska, të cilën e mposhti me ippon.
Në gjysmëfinale medalistja e artë olimpike u përballë me xhudisten franceze, Amandine Buchard (BUSHARD)
Xhudistja jonë mposhti me Ippon francezen, Buchard për të kaluar në finalen e madhe.
Ndërsa Nora Gjakova, ka fituar medaljen e argjend në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk.
Gjakova ishte e pafat pasi u mposht në finale nga xhudistja ruse Daria Mezhetskaia, që fitoi me waza ari.
Nora Gjakova rrethi ne parë e kaloi pa luftë kurse në të dytin kishte punë me xhudisten franceze Priscilla Gnetto (PRISILJA NETO)
Nora e kishte të vështirë me Gnetton në kategorinë -52 kg dhe lufta shkoi në Golden Score, por në fund arriti të fitojë për t’u kualifikuar në raundin tjetër.
Në çerekfinale xhudistja kosovare u përballë me gjermanen Pauine Starke (SHTARK), të cilën e mposhti me ippon për të kaluar në gjysmëfinale .
26-vjeçarja shkëlqeu edhe në gjysmëfinale ndaj portugezes, Telma Monteiro të cilën e mposhti me ippon.